Deklarata e fortë e Prençit: Drejtuesit e policisë janë bërë ushtarë të krimit
Ish-drejtuesi i Lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi ishte kët ëtë martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se Ministri i Brendshëm Taulant Balla nuk mund të thotë se operacionet e SPAK ku janë kapur zyrtarë të policisë, janë vetëpastrim.
Ai tha gjithashtu se policia ka probleme të mëdha pasi shumë prej drejtuesve të policisë janë bërë “ushtarë të krimit”.
“Ku është drejtori i agjencisë së mbikëqyrjes policore? nëse ai do ishte në pozita pune dhe do kishte përreth njerëz të ndershëm, atëherë do ia pastroja Taulant Ballës vetëpastrimin. Se kur ti thua unë vetëpastrohem me urdhër-arreste nga SPAK-u dhe Gjykata Speciale, mos e ka gjë në varësi Balla? Se ai thotë vetëpastrim.
Deklaratat e ministrit në kuadër të politikës janë për ministrinë, nëse fut hundët te policia aje s’ka politikë. Policia që duam po shkon aty ku të gjithë drejtuesit janë bashkëpunëtorë, ushtarë, taksistë, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë vajti pa vënë në dijeni prokurorinë për Balilin. Ish-drejtoi i përgjithshëm shkoi për të pritur me makinën e tij Balilin, pa e vënë në dijeni prokurorin”,-tha Shemsi Prençi.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit