Deklarata e Ramës në Bruksel, Berisha: Është rreshtuar me Vuçiç dhe Putin

24 Qershor 2022 | 11:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se qëndrimi dhe deklarata e kryeministrit Edi Rama ditën e djeshme në Bruksel, dëshmoi se ai është i rreshtuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe atë rus Vladimir Putin.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Berisha u shpreh se nuk kishte arsye që Rama të dilte në konferencë me Vuçiç pas Samitit të BE-së, pasi Serbia i ka hapur negociatat.

“Në Bruksel, ai faktoi se ishte përfaqësues i aleancës trilaterale të serbomadhit Vuçiç. Me qendrimet dhe deklaratat e tij, Edi Rama dëshmoi qartë se ai është i rreshtuar jo me Ballkanin e Berlinit apo Brukselit, por me Ballkanin e Beogradit dhe Putinit.

Asgjë nuk mund të lidhte kryeministrin e Shqipërisë në një konferencë të përbashkët me presidentin e Serbisë, përveç faktit që duhet të dëshmonte se midis Bashkimit Europian dhe Serbisë ka bërë zgjedhjen e tij. Me daljen në atë konferencë, Edi Rama faktoi se në cilën anën ishte i rreshtuar”, theksoi kryedemokrati.

Sipas tij, vendi i Shqipërisë nuk mund të jetë kurrë në një pozicion tjetër përveçse në anën e Bashkimit Europian.

Ministria e Jashtme bullgare ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha ditën e djeshme në Bruksel, se Bullgaria po mban peng Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në lidhje me mos hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Përmes një njoftimi, ministria shprehet se Bullgaria ka mbështetur identitetin evropian të Shqipërisë dhe rrugën e saj drejt integrimit dhe e konsideron fyese deklaratën e Ramës, për të cilën thotë se është e përsëritur.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026