Deklaroi se do të dorëhiqej nëse Berisha fiton Shkodrën, Kapllanaj: U nxitova
Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Agron Kapllanaj e ka cilësuar “të nxituar” zotimin e tij publik për t’u larguar nga politika nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ fitonte Bashkinë Shkodër.
Dy ditë pas përfundimit të zgjedhjeve, ku kandidati i koalicionit ‘Shtëpia e Lirisë’, Bardh Spahia u shpall fitues, Kapllanaj foli për bashkëpunim të Berishës me Tom Doshin.
“Shkodrën nuk e humbi PD, e fitoi Berisha, Edi Rama dhe Tom Doshi. Sa i takon deklaratës sime ku kam thënë se dorëhiqem nga politika nëse Berisha fiton Shkodrën, ndoshta jam nxituar”, tha Kapllanaj.
Rreth një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme, Kapllanaj gjatë një debati televiziv me deputetin tjetër të PD, Belind Këlliçi u zotua se do të largohej nga politika nëse ‘Shtëpia e Lirisë’ do të arrinte të fitonte në Shkodër.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta