Deklaruan parandalimin e ngjarjes kriminale, përgënjeshtrohet policia

3 Shkurt 2022 | 13:17

Komisariati nr. 1 raportoi të enjten se parandaluan një ngjarje kriminale. Dy të rinj shkuan mëngjesin e të mërkurës në një hotel dhe u konfliktuan me pronarin e hotelit.

Gjatë konfliktit Ervin Selita, i njohur me nofken Vinz, pjesë e grupit Hellbanians (i njohur në Londër për trafik narkotikësh) ka qëlluar me armë xhamat e hotelit në orën 2:15.

Pas konfliktit policia shoqëroi në komisariat Selitën dhe dy të tjerë.

Në lajmërimin zyrtar, policia pretendon se parandaloi një tentativë për vrasje. Burime nga policia për Euronews Albania konfirmojnë se policia ka ndërhyrë pas përshkallëzimit të ngjarjes në ambientet e jashtme të hotelit.

Kamerat e sigurisë dëshmojnë se ai ka qëlluar me armë zjarri dhe ka dëmtuar fasadën e jashtme. Në vendngjarje janë gjetur 6 gëzhoja. Selita u arrestua mesditën e të mërkurës.

Në konflikt janë përfshirë Xhuljano Selita dhe Erjon Mici, të afërmit e tij. Të dy janë shpallur në kërkim. Njëri nga ta ka marrë me vete armën e krimit, provë kyçe për vijimin e hetimit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrebeshe të forta shiu përfshijnë Elbasanin, vështirësi në qarkullimin rrugor

Rrebeshe të forta shiu kanë përfshirë pasditen e së mërkurës qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth, duke sjellë vështirësi të përkohshme në qarkullimin rrugor. Reshjet,...
16:47 | 24/06/2026

Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi

Një tufë dhish është goditur nga rrufeja në fshatin Spathar, në Njësinë Administrative Qendër të Librazhdit, në vendin e njohur si “Arrës”. Si pasojë e...
16:42 | 24/06/2026

Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)

Një automjet tip fuoristradë është përfshirë nga flakët në hyrje të tunelit të Llogarasë këtë të mërkurë. Sipas pamjeve, forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur...
14:13 | 24/06/2026