Del foto e makinës me të cilën dyshohet se Armand Shaka transportoi dhe më pas zhduku trupin e Eglant Koçit
Kjo që shihni në foto dyshohet të jetë makina që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar dhe më pas për të zhdukur trupin e 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezulton i humbur prej disa ditësh.
Sipas Policisë së Tiranës, autori i dyshuar i rrëmbimit, Armand Shaka, 41 vjeç, është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka mbajtur peng 34-vjeçarin dhe më pas e ka vrarë dhe ka zhdukur trupin e tij.
Nga veprimet hetimore është bërë e mundur gjetja e motomjetit të Eglant Koçit, si dhe identifikimi i ambientit ku ai dyshohet se ka hyrë për herë të fundit. Sipas provave të mbledhura deri tani, nga ky ambient ka dalë vetëm autori i dyshuar, i cili mendohet se më pas e ka transportuar 34-vjeçarin me këtë automjet.
Kontrolle të shumta janë ushtruar në ambientin ku dyshohet se është mbajtur peng Koçi, si dhe në zona të tjera në Tiranë dhe në aksin Tiranë-Elbasan, por deri më tani nuk është bërë e mundur gjetja e tij.
Në kuadër të hetimeve është arrestuar edhe Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”, pasi dyshohet se ka ndihmuar Armand Shakën pas ngjarjes.
Ndërkohë, automjeti me të cilin dyshohet se është transportuar 34-vjeçari është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Policia bën me dije se kërkimet për gjetjen e Eglant Koçit vijojnë intensivisht.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se një nga pistat kryesore që po hetohet lidhet me një sasi parash digjitale që 34-vjeçari posedonte në telefonin e tij celular. Sipas të njëjtave burime, kjo pistë po konsiderohet si një motiv i mundshëm që mund të ketë çuar në rrëmbimin dhe zhdukjen e tij.
Kreu ndërtime pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë së Sarandës, Ajdin Islamaj
Vodhën xhirot ditore të 12 bizneseve në Lezhë, arrestohet 21-vjeçari dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori
Goditet skema e tregtimit të sendeve të vjedhura, sekuestrohen 15 kg ar dhe sende me vlerë totale 2 milionë euro në Fier
- 16:09 Moti i keq në Virxhinia, shembet tenda gjatë shërbesës kishtare. Një i vdekur dhe 22 të plagosur
- 15:54 SHBA kryen sulm ajror në Venezuelë, Trump njofton vrasjen e kreut të bandës “Tren de Aragua”
- 15:43 Avionët ushtarakë rusë shfaqen mbi Detin Baltik, Suedia dhe Danimarka aktivizojnë forcat ajrore
- 15:31 Kreu ndërtime pa leje, arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë së Sarandës, Ajdin Islamaj
- 15:17 Zvicra do të votojë për një plan që synon të kufizojë popullsinë në 10 milionë banorë
- 15:03 Pakistani: Marrëveshja e paqes SHBA-Iran pritet të finalizohet brenda 24 orëve të ardhshme