Del në ankand diamanti i bardhë më i madh i nxjerrë ndonjëherë në shitje
Shtëpia e ankandeve Christie’s në Gjenevë do të nxjerrë në shitje më 11 maj një diamant 228,31 karat në formë dardhe, raporton agjencia e lajmeve Reuters.
“Vlerësimi paraprak shkon 20 milionë deri në 30 milionë dollarë. Ne presim ta shesim për çmimin më të lartë të mundshëm”, thotë Rahul Kadakia, kreu i departamentit ndërkombëtar në kompaninë Christie’s.
“Unë jam këtu prej 25 vitesh. Christie’s është këtu prej 256 vitesh. Dhe në gjithë këtë kohë, ky është diamanti më i madh i kësaj nuance që kemi nxjerrë ndonjëherë në shitje”, shtoi ai.
Guri i çmuar u zbulua, e më pas u përpunua, rreth dy dekada më parë në Afrikën e Jugut.
Në ankandin e 11 majit do të dalë dhe një tjetër diamant 205,07 karat i njohur si “Diamanti i Kryqit të Kuq”.
Diamanti i Kryqit të Kuq by Euronews Balkans
“Është mjaft e pazakontë të kemi dy diamantë 200 karat në një ankand të vetëm. Diamanti i Kryqit të Kuq peshon 205 karat dhe u gjet në 1907 në minierën ‘DeBeers’ në Afrikën e Jugut. Më pas iu shit Christie’s të Londrës në 1918 në një ankand të Kryqit të Kuqit gjatë luftës”, tregon Kadakia.
Sipas parashikimeve ky diamant mund të shitet nga 7 milionë deri në 10 milionë dollarë, ndërsa një pjesë e shumës do i shkojë Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online
Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike
“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit