Dele për të shpëtuar Pompein, nisma për të pastruar parkun nga vegjetacioni

26 Nëntor 2022 | 13:32

Një kope prej 150 delesh është mobilizuar për t’i bërë kontrast vegjetacionit në rritje përreth rrënojave të qytetit të lashtë të Pompeit, në kuadër të një nisme bujqësore për mirëmbajtjen e parkut arkeologjik.

“Kushdo që vjen në Pompei do të zbulojë se qyteti nuk përbëhet vetëm nga rrugë, shtëpi dhe dyqane, por edhe nga zona të gjelbëruara, të cilat përbëjnë një kosto shtesë për mirëmbajtjen”, deklaron Gabriel Cutrigel, drejtor i parkut arkeologjik.

Sipas tij, nisma që parashikon angazhimin e deleve quhet “Ferma e Pompeit” dhe është pjesë e një projekti më të madh që ka si qëllim përforcimin e zonës agrikulturore përreth qytetit antik.

“Sikurse ka ndodhur me parqe të tjera arkeologjike, ky lloj aktiviteti do të rezultojë i dobishëm për një mori arsyesh: sepse do të ndihmojë në zhvillimin e këtyre zonave”, shton drejtori Cutrigel.

Nisma për përfshirjen e deleve do të zgjasë 9 muaj dhe do të mundësojë një zhvillim të zonës pa kosto për administratën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026

Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë

Gati 6 mijë të rinj kanë kërkuar të përjashtohen nga shërbimi ushtarak për arsye morale ose fetare, pavarësisht politikës së re të rekrutimit të pjesshëm....
07:46 | 15/07/2026

Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh

Kina ka ndaluar një sizmolog amerikan, i cili monitoron testet bërthamore për gati dy vjet, nën akuzat për spiunazh, thotë familja e tij. Chen Youlin,...
07:40 | 15/07/2026