Tërmeti, Berisha: Qeveria përdori fondet për vota, shpërndau 160 mln € për fushatë
Kreu i PD Sali Berisha në një komunikim me qytetarët ka përkujtuar tërmetin e 26 nëntorit që goditi Shqipërinë 3 vite më parë dhe mori jetën e 51 qytetarëve.
Ai tha se fondet që janë dhënë për tërmetin janë kthyer në një nga mega-aferat më të mëdha të korrupsionit.
Sipas Berishës fondet që u dhanë për ndërtimet e banesave të shkatërruara u përdorën për të blerë vota.
“Sot është një ditë në të cilën 3 vite më parë një tërmet tronditi Shqipërinë dhe në qarqet e Lezhës, Krujës, Durrësit, Tiranës, ku 51 qytetarë mbetën në rrënojat. Të gjitha viktimat e Thumanës dhanë shpirt në banesat e pabanueshme, që u shpallën ashtu nga ekipet e kontrollit, babëzia nuk lejoi që ata të largoheshin.
Sot, pas tre vitesh janë problemi i fondeve të tërmetit është shndërruar në një nga mega aferat më të mëdha të korrupsionit. Jam mirënjohës për ndihmën bujare të qeverisë turke, qeveria i përdori ndihmat për të vjedhur. Çdo ndërtim i bërë me fonde ka kushtuar të paktën 5 herë më shumë. I përdori ato në mënyrë kriminale për të vjedhur vota, në muajin prill të vitit 2021 shpërndau 91 mln euro, kurse në 3 muajt e fushatës shpërndau 160 mln euro tërësisht”- theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos
- 07:59 Meta paditet nga punonjësit, akuzohet se përdori inteligjencën artificiale për t’i pushuar nga puna
- 07:51 Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit
- 07:46 Të rinjtë gjermanë refuzojnë shërbimin ushtarak, teksa Berlini përpiqet të forcojë ushtrinë
- 07:40 Kina arreston shkencëtarin amerikan që studioi testet bërthamore të Koresë së Veriut, akuzohet për spiunazh
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane