3 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Bozo: Sot kemi organizim të emergjencave civile
E shtuna e sotme shënon 3 vite nga tërmeti tragjik 26 nëntorit, që mori jetën e 51 personave
Ndërkohë deputetja Luljeta Bozo, është shprehur se tërmeti nuk është harruar, ndërsa shtoi se në shkolla ka nisur informimi për përgatitjet për fenomenet natyrore.
Në një intervistë për Euronews Albania, Bozo theksoi se tashmë ka një organizim shumë të mirë të emergjencave civile ndryshe nga tre vite më parë, ku fenomeni natyror e gjeti Shqipërinë të papërgatitur.
“Tre vite fluturuan shpejtë por ato ngjarje nuk harrohen, ishte një mëngjes tmerrshëm. Njerëzit u llahtarisën nga lëkundjet që nuk pushonin.
Janë fenomene natyrore që ne nuk i pengojmë dot dhe as nuk i parashikojmë dot. Tërmeti nuk është harruar, edhe nëpër shkolla janë bërë shumë cikle informative që tërmeti është një fenomen që do të ndodhë herë pas here. Ajo që ka shumë rëndësi është se ne sot kemi një organizim shumë të mirë të emergjencave civile.
Ne nuk i kishim të gatshme ato grupe që të shkonin dhe të nxirrnin nga rrënojat njerëzit. Ne na u gjendën të gjithë afër, jo vetëm ekipet nga Kosova por edhe ekipet nga e gjithë rajoni dhe bota”- theksoi ajo.
Më tej ajo tha se dëmet më të mëdha u bën në ato objekte të cilat u ndërtuan nga njerëz jo profesionistë.
“Dëmet më të mëdha u bën nga ata objekte të cilat u ndërtuan nga njerëz jo profesionistë dhe pa projekte. Kishte objekte që nuk ishin ndërtuar në vendet e duhura”- u shpreh ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhunohet gazetari i Euronews Albania nga truprojat e Albin Kurtit
Avokati i Haklajve për kallëzimin ndaj Berishës: Kemi dorëzuar si provë një video…
“Berisha krijoi përçarje”, Drini: S’e menduam që arrinim deri në këtë pikë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë