Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestën e 6 dhjetorit, reagon Berisha

26 Nëntor 2022 | 12:17

Kreu i PD Sali Berisha ka reaguar pasi Policia e Shtetit i refuzoi lejen për protestën e 6 dhjetorit.

Në një komunikim me qytetarët, ai tha se Policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës.

Berisha e ka konsideruar nul, njoftimin e policisë duke shtuar se populli opozitar të martën e 6 dhjetorit  në orën 12:00 do të mbushë Bulevardin.

“Policia njoftoi se nuk njeh Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Lidhur me këtë njoftim i rikujtoj këtyre vasalëve të Edi Ramës se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve. Krahas kësaj ka një vendim të GJK në të cilin ajo vendos se protestuesi nuk ka asnjë detyrim t’i drejtohet dhe të njoftojë policinë. Së treti, policia e Shtetit po e trajton samitin e liderëve të BE sikur këtu të mblidheshin të gjithë diktatorët e botës në një kohë kur të gjithë ata që vijnë në Tiranë, përveç Ramës, janë të zgjedhur me votën e lirë të qytetarëve të tyre.

Ai refuzim është nul, tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që më 6 dhjetor do mbushë Bulevardin si kurrë më parë në historinë e tij. në orën 12:00 do të vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë ëndrrën kryesore.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026