Delegacioni i BE-së mbërrin në Tiranë, zbardhet agjenda! Beleri përballë Ramës

29 Tetor 2024 | 09:37

Delegacioni i Bashkimit Evropian ka mbërritur në Tiranë për mbajtjen e takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC).

Ky forum zyrtar shërben për të vlerësuar progresin në marrëdhëniet BE-Shqipëri dhe për të përcaktuar prioritetet për të ardhmen.

Vizita zyrtare e eurodeputetëve nisi me një takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shqipëri Silvio Gonzato, ku përfaqësuesit e BE-së do të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në procesin e integrimit evropian dhe në sfidat kyçe me të cilat përballet Shqipëria.

Pas takimit me Gonzaton, delegacioni i BE pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama në orën 10:00.

Pjesë e eurodeputetëve është dhe Fredi Beleri, i cili pas polemikave me Ramën dhe akuzave për burgosje politike, do të jetë përballë tij në selinë e qeverisë.

Në vijim, delegacioni i BE-së pritet të zhvillojë në orën 11:00 një seri takimesh dypalëshe me grupet parlamentare të Shqipërisë, përfshirë Aleancën për Ndryshim, Partinë Socialiste, Partinë Demokratike dhe Grupin për Demokraci dhe Integrim. Këto takime do të fokusohen në dialogun politik, për të nxitur përparimin e përbashkët në procesin e integrimit dhe për të garantuar një qasje gjithëpërfshirëse që përfaqëson zërat e të gjitha partive politike.

Në orët e pasdites, delegacioni i BE do të marrë pjesë në një drekë pune me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Shqipëri, duke shkëmbyer pikëpamje mbi prioritetet strategjike të rajonit dhe përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Më vonë, delegacioni do të zhvillojë një takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.

Dita do të mbyllet me sesionin e hapjes së takimit të 18-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri (SAPC), i cili do të kryesohet nga z. Marco Tarquinio, Kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026