Delegacioni i PE në Tiranë, Kedhi: Shqipëria u shtua në axhendë me kërkesë të PD-së
Kryetari i Komisionit për Çështjet e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, së bashku me nëntë anëtarë të tjerë të PE-së, kanë zhvilluar këtë të mërkurë një seri takimesh në Shqipëri.
Lidhur me këtë çështje, eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Nikola Kedhi ka folur në “Now” nga ku thekson se vizita e delegacionit të Parlamentit Evropian në Tiranë shihet si një sinjal se shqetësimet e ngritura nga opozita shqiptare janë marrë seriozisht në Bruksel.
Eksperti shtoi se përfshirja e Shqipërisë në axhendën e delegacionit erdhi pas kërkesës së Partisë Demokratike dhe zhvillimeve të mëparshme në Parlamentin Evropian.
“Delegacioni ka ardhur me kërkesë të PD-së, Shqipëria është futur në axhendën e tyre.
Ka ardhur si rezultat i disa zhvillimeve të mëparshme. Ka pasur një seancë dëgjimore në Parlamentin Europian në verën e vitit të kaluar, më pas në shtator është konfirmuar se Shqipëria do ti shtohet Malit të Zi në vizitën që do bënin në rajon.
Vizita e sotme tregon një gjë shumë të rëndësishme, fakti që kanë pranuar kërkesën për të shtuar Shqipërinë në axhendën e tyre, tregon se kanë sinjale të rëndësishme për shqetësimet që ka ngritur opozita shqiptare në Parlamentin Europian. Duket se janë marrë seriozisht nga ky delegacion. Ata i njohin këto shqetësime me ardhjen e tyre këtu”, tha Kedhi.
Kujtojmë David McAllister zbarkoi në Tiranë në pranverën e vitit 2017, kur Shqipëria po përballej me një krizë politike ku së bashku me eurodeputetin Knut Fleckenstein sollën një draft marrëveshje të përgatitur për të zhbllokuar krizën. Ata sollën në tryezë një paketë propozimesh kompromisi që përfshinte sugjerime konkrete për mënyrën se si opozita dhe mazhoranca mund të bashkëpunojnë për zgjedhje, dhe u arrit marrëveshja e famshme e 17 Majit 2017 Rama-Basha, në atë që u quajt “McAllister Plus”, një paketë kompromisi e pranuar nga opozita dhe e mbështetur edhe nga mazhoranca. Opozita vendosi të pranojë propozimin e kompromisit duke lejuar pjesëmarrjen në zgjedhje dhe duke hequr bllokimin, dhe marrëveshja synonte të siguronte garanci për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës, përfshirë zgjedhjen e institucioneve të pavarura për procesin. Më në fund, kjo solli zgjidhjen e krizës politike dhe pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet e vitit 2017.
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s