Dëmet e tërmetit në Durrës, banorët kërkesë SPAK-ut: Prokuroria po na zvarrit hetimet

4 Dhjetor 2020 | 12:08

Një përfaqësi banorësh së lagjes nr.5 në Durrës, pallati i të cilëve është dëmtuar nga tërmetit i 26 nëntorit, kanë kërkuar nga SPAK (Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) që të vijojë hetimet për pasojat e shkaktuara.

Pak muaj më parë banorët e kësaj lagjeje depozituan në SPAK 3 kallëzime, 2 prej të cilave u deleguan nga Prokuroria e Posaçme në Durrës.

Sipas banorëve prokuroria e qytetit bregdetar po zvarrit çështjen e hetimit për pallatin e tyre që ka pësuar dëme të shumta në strukturë dhe u rrezikon jetën disa familjeve që ende banojnë aty për shkak se u është ndërprerë dhe bonusi i qerasë.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi sqaroi se banorët kanë paditur ish-funksionarët e Bashkisë së Durrësit, të cilët sipas tyre kanë lejuar që në këtë pallat të ndërtoheshin edhe 4 kate shtesë.

“Është ngritur ndaj ish-funksionarëve të Bashkisë së Durrësit,  pasi sipas banorëve ata janë përgjegjësit kryesorë për dëmet e shkaktuara në banesat e tyre. Sipas banorëve pallati ky ato banojnë ka pasur strukturë për 10 kate dhe është bërë një abuzim se janë ngritur edhe 4 kate të tjera, duke çuar atë në 14 kate”, u shpreh gazetari.

Kështu, banorët në padi pretendojnë se godina pati shumë dëmtime nga lëkundjet e tërmetit, për shkak se në të janë bërë abuzime. 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026