Dëmi 127 mln lekë, Prokuroria urdhërarreste për drejtuesit e bizneseve të ndërtimit

15 Tetor 2024 | 10:09

Prokuroria e Durrës kërkoi caktimin e masës ‘Arrest me burg’ për katër shtetas të cilët drejtojnë biznese në Fushë Krujë pasi hetimet zbuluan një skemë mashtrimi me TVSH-në, duke i shkaktuar shtetit një dëm në vlerën 127,551,874 lekë.

Prokuroria në bashkëpunim me oficerët e hetimit tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve zbuluan skemën e mashtrimi me TVSH-në në të cilën përfshiheshin të paktën gjashtë subjekte që operonin në fushën e ndërtimit.

“Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka verifikuar shitjet e subjektit “R S”, i cili ka vetëdeklaruar në vlerë total shitjeje prej 286,301,702 lekësh për periudhën Dhjetor 2023 dhe subjektit “L”, që ka vetëdeklaruar një total shitje 162,302,300 lekë gjatë Dhjetorit të vitit 2023. Në total, këto subjekte kanë kryer shitje që përllogaritet në 448,604,002 lekë, vlera për të cilat Prokuroria dyshon të jenë fiktive dhe janë faturuar te subjektet që operojnë në fushën e ndërtimit “3D C” dhe I.V FP. Administrata tatimore ka kryer verifikimin e faturave të deklaruara, shitjet totale, historikun e punësimit të shoqërive të ndërtimit dhe marrëdhëniet me bizneset e tjera. Nga analizimi i të dhënave të deklaruara si shitjet totale për çdo subjekt, është kryer llogaritja e tatimit mbi vlerën e shtuar si dhe Tatimi Fitimi për çdo subjekti, dhe ka rezultuar në total një dëm i shkaktuar ndaj shtetit në vlerën 127,551,874 lekë. Pas hetimeve të kryera Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë së Durrësit për caktimin e masës “arrest me burg” për katër shtetas të cilët drejtonin bizneset me adresë në Fushë-Krujë, ndërsa ka kërkuar “arrest në shtëpi” dhe “detyrim paraqitje” për tre shtetas/se të tjerë. Gjithashtu grupet hetimore kanë kryer verifikimet e pajisjeve dhe automjeteve që zotëronin shoqëritë e ndërtimit nga ku ka rezultuar se subjekti “3D C” kishte në pronësi vetëm automjete luksoze, Mercedes benz AMG 63, Mercedes benz AMG  GT 43, PorscheCayenne,  Land Rover apo BMË X5. Asnjë prej këtyre automjeteve nuk përdoret për aktivitetin e ndërtimit”, bëri me dije Prokuroria.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026