‘Demokratët të flenë’, Meta për deklaratën e Ramës: Do ta bëjmë natën ditë

10 Maj 2023 | 12:40

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta reagoi ka reaguar pas deklaratave që bëri kreu i qeverisë Edi Rama duke thënë se demokratët duhet t’ia fusin gjumit dhe të mos dalin në votime në 14 maj.

Në një konferencë për shtyp, Meta u shpreh se bojkotimi i zgjedhjeve do të thotë që Rilindja të vijojë të mbetet në pushtet dhe të vazhdojë të vjedhë buxhetin e shtetit.

“Rama e ka shumë të qartë bilancin e tij katastrofik dhe të kukullave që i ka paraqitur me imponim në të gjitha bashkitë, kjo e detyron jo vetëm të sfazohet, por edhe të bëjë thirrje për një pjesëmarrje sa më të ulët në zgjedhje dhe sidomos ti drejtohet demokratëve që t’ia fusin gjumit në 14 maj, siç e tha dje në Kavajë. Si mund të flenë gjumë jo vetëm demokratët, por të gjithë shqiptarët e ndershëm kur kanë shumicën e fëmijëve jashtë vendit dhe ata që i kanë këtu për shkak të pasigurisë duan të largohen nga vendi sepse nuk duan të përfundojnë patronazhistë”, tha Meta.

Ndër të tjera ai shtoi se këto 4 ditë do ta bëjnë natën ditë, ndërsa u ka kërkuar të gjithë qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje.

“Nuk do të ketë gjumë në këto katër ditë, madje edhe natën do ta bëjmë ditë. Së bashku edhe me të gjithë socialistët e ndershëm që kanë qenë viktimat e para të uzurpimit të vulës së PS-së nga një seks si rilindja që i ka sjellë dëme të jashtëzakonshme vendit. Sot dua tu kërkoj të gjithë qytetarëve të përmbushin detyrimin e tyre jo vetëm qytetar, jo vetëm kushtetues, por mbi të gjitha patriotik në këto momente kritike për të shprehur vullnetin e tyre të lirë dhe për të kuptuar se abstenimi nuk është zgjidhje, është ndihma më e madhe që i jepet një bande që të vazhdojë të plaçkisë Shqipërinë, taksat dhe buxhetin e shtetit. Të gjithë duhet të bëhen pjesë e ndryshimit. Ai që nuk voton nuk ka të drejtë të ankohet nesër, aq më keq ai që tregton votën e tij”- shtoi ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026