Demokratët: Trump po e aktivizon Gardën për të hequr vëmendjen nga dosja “Epstein”
Demokratët kryesorë në SHBA kanë reaguar ashpër ndaj vendimit të presidentit Donald Trump për të marrë kontrollin e Departamentit të Policisë Metropolitane të Uashingtonit D.C. dhe për të vendosur 800 trupa të Gardës Kombëtare në qytet.
Udhëheqësi i pakicës në Senat, Chuck Schumer, e quajti këtë lëvizje një “dredhi politike” dhe një përpjekje për të shpërqendruar vëmendjen nga skandalet e tjera që përfshijnë administratën Trump, duke iu referuar veçanërisht sagës së dosjeve Epstein.
“Nëse ai do të kujdesej vërtet për qytetarët e Uashingtonit,” shkroi Schumer në platformën X, “do të kërkonte nga Dhoma e Përfaqësuesve të miratonte fondet e bllokuara për kryeqytetin, të cilat kanë munguar prej muajsh.”
Në një reagim të ngjashëm, kryetarja e njohur e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, kritikoi presidentin për përdorimin politik të Gardës Kombëtare, duke kujtuar vonesën e tij gjatë sulmit të 6 janarit në Kapitol.
“Trump vonoi aktivizimin e Gardës Kombëtare kur Kapitoli u sulmua dhe jetët ishin në rrezik. Tani, po e përdor atë për të larguar vëmendjen nga dështimet e tij në menaxhimin e tarifave, kujdesit shëndetësor, arsimit dhe çështjeve të imigracionit,” tha Pelosi.
Reagime të forta erdhën edhe nga Guvernatori i Illinois-it, JB Pritzker, i cili shpesh është bërë objekt sulmesh nga Trump. Në një postim në rrjetet sociale, Pritzker shkroi: “Trump nuk ka autoritet për të marrë kontrollin e Çikagos.” Ai shtoi me ironi: “Meqë ra fjala, ku janë dosjet Epstein?”
Ndërkohë, ish-sekretari i Transportit, Pete Buttigieg, publikoi një video në të cilën e akuzon Trumpin se po përdor policinë dhe Gardën Kombëtare për të zgjidhur problemet e veta politike. “Ai thjesht po përpiqet që baza e tij të mendojë e të flasë për gjithçka tjetër, përveç faktit që po refuzon të hapë dosjet Epstein – sepse është i përfshirë në to,” tha Buttigieg.
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
- 21:46 Fitimet e bankave ranë me 13% në maj, por kreditimi dhe depozitat vijuan rritjen