Dëmshpërblim për banesat e ‘Astirit’, Basha: Do t’i japim fund konfliktit politik

4 Prill 2021 | 12:51

Lideri i demokratëve, Lulzim Basha u takua me banorët e ‘Astirit’, të cilëve u premtoi mbështetje reale pas 25 prillit. Basha tha se do t’i përmbahet premtimit të tij për dëmshpërblimin e banesave të shembura.

“Do t’i qëndroj pikën për pikë marrëveshjes me të gjitha familjet e cenuara nga afera korruptive e Unazës së Re. Paratë që do paguhen me vlerën e tregut për pronat e prishura me padrejtësi, si çdo dëm tjetër i shkaktuar nga qeveria Rama”, u shpreh kreu i PD.

Gjatë një takim me një grup të rinjsh në këtë zonë, Basha i njohu ata me planin e opozitës për arsimin.

“Aleanca Evropiane e Universiteteve do të na ndihmojë të kemi 20 kualifikime të ndryshme online për të të rinjtë”,  tha kryedemokrati.

Kryedemokrati u zotua se pas 25 prillit, do ti japë fund konfliktit politik, dhe do ti kthejë politikës fytyrën njerëzore.

“Detyrat do t’i kryejmë pa qenë orë e minutë në shtëpitë tuaja, në televizionet tuaja, në Facebook, ndaj do t’i japim fund politikës konfliktuale që ka për qëllim të fshehë dështimet e qeverisje 8-vjeçare të Ramës”, u shpreh z. Basha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026