Dëmtimi i tubacionit në Vlorë, Policia dhe Prokuroria nisin hetimet! Sekuestrohen kamerat e sigurisë

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
5 Janar 2026 | 12:01

Ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm për pesë ditë me radhë në qytetin e Vlorës nuk do të mbetet pa pasoja. Situata ka prekur mijëra familje, biznese dhe institucione publike, duke krijuar vështirësi të mëdha për një qytet turistik dhe qendër urbane si Vlora.

Sipas informacioneve të siguruara, Policia dhe Prokuroria kanë nisur veprimet e para procedurale lidhur me këtë ngjarje. Uniformat blu kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë të një subjekti privat pranë zonës ku ndodhi defekti në tubacionin kryesor të ujësjellësit, me qëllim dokumentimin e saktë të momentit, rrethanave dhe çdo elementi që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

Pamjet pritet t’i referohen Prokurorisë. Burime zyrtare bëjnë me dije se çështja do të regjistrohet për hetim, ndërsa fokusi nuk do të jetë vetëm shkaku teknik i defektit, por edhe mënyra e menaxhimit të rrjetit të ujësjellësit dhe përgjegjësitë institucionale për mirëmbajtjen e tij. Hetimet do të synojnë të përcaktojnë nëse defekti ka ardhur si pasojë e amortizimit të tubacionit, mungesës së investimeve, neglizhencës në mirëmbajtje apo faktorëve të tjerë që kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë situatë, e cila la Vlorën pa ujë për pesë ditë me radhë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026