Dëmtimi penalizoi Carlos Alcaraz/ Spanjolli nuk merr pjesë në turneun e Barcelonës
Alcaraz nuk ia doli të jetë pjesë e turneut të Barcelonës, por Spanja kurrsesi nuk mund të qetësohet pa një tjetër yll në këtë kompeticion.
Sidomos kur luhet në shtëpi, pjesëmarrja është detyrim e për këtë, Rafael Nadal është thirrur në apel, e madje të martën përballet me italianin Cobolli. Dëmtimi në krahun e djathtë bëri që numri 3 i botës të mos marrë dot pjesë në kompeticion, për shkak të dhimbjeve, duke marrë kohën e nevojshme për të qenë gati për Madridin apo Romën, teksa edhe Roland Garros mbetet një opsion.
Kujtojmë se dhe në Monte Carlo, dëmtimi bëri që të mos merrte pjesë, turne që u fitua nga greku Tsitsipas. Rafael Nadal e ka lënë pas dëmtimin dhe është 100% gati për të luftuar për fitimin e trofeut. 37-vjecari refuzoi disa nga garat e tenisit duke pohuar se nuk është gati, por këtë herë ia doli të jetë mes më të mirëve.
“Jam stërvitur mirë këtë javë dhe mendoj se jam gati për të luajtur. Nuk kam pritshmëri të larta, por dua të shoh veten time në këtë sipërfaqe. Shpresoj që gjërat të shkojnë mirë dhe të luaj sa më shumë, pa sforcuar veten”, tha Nadal.
Rikthimi i tij është pritur me entuziazëm nga tifozët të cilët mezi prisnin ta shihnin në duel.
LEXONI GJITHASHTU:
Pickford harroi shishen e ujit në fushë, reagimi i lojtarëve të Argjentinës pasi gjetën shënimet sekrete për penalltitë (VIDEO)
Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 14:51 Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
- 14:45 Parlamenti italian miraton reformën zgjedhore të kontestuar të Melonit
- 14:31 “Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 14:30 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
- 14:18 Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 14:12 Trump shkarkon prokurorin federal të Seattle vetëm një orë pas emërimit nga gjykata