Dëmtohet sinjalistika në Gjirokastër, probleme për orientimin dhe guidat turistike

25 Tetor 2024 | 16:34

Në Gjirokastër vazhdon të regjistrohet një numër i lartë turistësh duke e bërë të domosdoshme mirëmbajtjen e sinjalistikës orientuese për vizitorët vendas dhe të huaj.

Përgjatë objekteve “Monument Kulture”, siteve arkeologjike, vlerave natyrore dhe turistike janë të vendosura tabela, të cilat orientojnë vizitorët duke e bërë më të këndshme guidën në qytetin e gurtë dhe rrethinat.

“E domosdoshme është sinjalistika vertikale dhe horizontale me qëllim që turistët vendas dhe të huaj të shkojnë në destinacionin e tyre duke  u informuar jo vetëm nëpërmjet hartave por edhe tabelave, pra është domosdoshmëri e madhe në këtë moment  për të rritur nevojën  e vizitueshmërisë, por edhe për të mbërritur në destinacionet e zhvillimit ekonomik të zonave sidomos të zonave rurale”, thotë Shkëlqim Guçe, specialist i Turizmit dhe Trashëgimisë Kulturore.

Në disa raste këto tabela janë të dëmtuara ndërkohë që mire-orientimi i turistëve e bën të domosdoshme mirëmbajtjen e tyre.

“Rritet nëse sinjalistika për të orientuar destinacionet  turistike apo vendbanimet  e hershme apo  të reja të cilat u shërbejnë këtyre vizitorëve qofshin këta këmbësorë , kalorës apo me motoçikleta edhe në forma të tjera të udhëtimit të tyre  mund të mbërrijnë në destinacion e duhur vetëm nëpërmjet sinjalistikës kudo që të jesh”, shprehet Guçe.

Strukturat e trashëgimisë kulturore kanë përgatitur nja plan masash për ripërtëritjen e sinjaliastikës informuese dhe orientuese për turistët, që përfshin jo vetëm zonën muzeale të Gjirokastrës por edhe rrethinat. Prej fillimit të vitit Gjirokastra është vizituar nga mbi 400 mijë turistë vendas dhe të huaj, duke u kthyer në një prej qendrave kryesore për nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në vendin tonë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Karamuço komenton protestën te Parlamenti: Nuk duhet kaluar kufiri drejt destabilizimit të vendit

Ervin Karamuço ka komentuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin” protestën e zhvilluar para Kuvendit këtë të martë, duke analizuar sjelljen e protestuesve dhe reagimin...
22:24 | 30/06/2026

Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë pasditen e së shtunës zonën e Lumit të Vlorës, konkretisht fshatin Vranisht, duke sjellë reshje intensive shiu dhe erë...
20:39 | 30/06/2026

Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti

Temperaturat e larta që kanë përfshirë Elbasanin po sjellin një rritje të rasteve që kërkojnë ndihmë mjekësore, veçanërisht mes grupeve më të rrezikuara. Vetëm gjatë...
20:31 | 30/06/2026