Demush Shasha për reciprocitetin: Kosova për herë të parë po përcakton rrjedhën e dialogut

22 Shtator 2021 | 21:51

Drejtori i Institutit Hulumtues për Politika Evropiane, Demush Shasha e cilëson legjitim dhe strategjik vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetet për targat e Serbisë.

“Vendimi i qeverisë është legjitim, i domosdoshëm, në harmoni me marrëveshjet e Brukselit dhe strategjik”, tha ai.

Ai theksoi për emisionin “Now” me Erla Mëhillin se vendimi është strategjik pasi ka ndryshuar dinamikën e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

“Është strategjik sepse ka ndryshuar dinamikën e dialogut, për herë të parë Serbia është ajo që është në mbrojtje. Për dhjetë vite Serbia ka diktuar rrjedhën e dialogut”, shtoi ai.

Sipas tij, në këto rrethana të reja, Kosova duket se po përcakton rrjedhën e dialogut dhe Serbia duhet të bëjë kompromis.

“Tani për herë të parë është Kosova, ajo që është duke përcaktuar rrjedhën e dialogut dhe tani është Serbia ajo që duhet të këtë kompromis ndaj një vendimi të drejtë. Kosova po vendos ligjshmërinë në territorin e saj”, tha ai.

Ai shton se kryeministri Albin Kurti këtë vendim nuk e ka marrë pa zhvilluar konsultime me miqtë ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kemi një situatë të tillë që nuk e besoj se z. Kurti ka ndërmarrë një veprim pa konsultim me miqtë ndërkombëtarë”, shtoi Shasha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…

Migen Qiraxhi nga Qëndresa Qytetare e cilësoi protestën e zhvilluar prej 37 ditësh në bulevardin e Tiranës si një lëvizje shoqërore, duke thënë se ajo...
22:14 | 06/07/2026

Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, juristi dhe ish-deputeti Enkelejd Alibeaj, duke komentuar simbolikën e arkivolit të shfaqur në protestën e së shtunës,...
21:32 | 06/07/2026

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026