Denar Biba i përgjigjet Braçes: E vlerësoj presionin e tij pozitiv
Denar Biba tha se e vlerëson aktivizmin e deputetit Erion Braçe.
“Duhet vlerësuar një lloj aktivizmi i vazhdueshëm që na mban ne nën një presion pozitiv,” – u shpreh drejtuesi i Autoritetit të Konkurrencës.
Reagimi erdhi për deklaratën e Braçes i cili nuk ishte dakord me vendimin e Autoritetit të Konkurrencës për të mos gjobitur bizneset pas rritjes së çmimit të bukës. Kujtojmë se në atë kohë drejtuese e AK ka qenë Juliana Latifi.

Sipas Bibës, Braçe ndan të njëjtat shqetësime me të, si për shembull, devijimi i çmimeve nga bujku e deri në treg. Sidoqoftë deklarata e tij në të cilën u përdor termi “kartel” është politike.
“Mirë është që politikanët të mos bëjnë dhe prokurorin, dhe gjyqtarin, dhe ekspertin e konkurrencës, dhe opinionin publik, dhe vet i vendosin dhe vet i vulosin të gjitha,” – u shpreh drejtuesi i AK.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 20:52 E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 20:43 Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 20:38 Vuçiç reagon kundra deklaratës së ministres së tij: Ne duhet të jemi për paqe dhe stabilitet, kurrë pastrim etnik, pikë
- 20:29 Dyshime për abuzim me fondet, ndalohen drejtoresha e filialit të Postës në Durrës dhe dy punonjëse të tjera
- 20:17 Abdixhiku pranon Kuvendin e jashtëzakonshëm për shkarkimin e tij, ndërpret negociatat me Kurtin
- 20:16 Berisha: Le t’u shprehim nderimin më të madh atyre dhjetëra mijëra qytetarëve që çdo natë luftojnë me me narko-diktaturën