Denar Biba: Misioni im në KQZ ka përfunduar, momenti për një hap tjetër
Struktura e re e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve sipas Denar Bibës është një eksperiment dhe ai uron që të jetë i suksesshëm. Biba thotë se, nuk do të garojë për të qenë pjesë e kësaj strukture pavarësisht se i lejohet që të marrë pjesë.
“Misioni im në KQZ është i mbyllur, ka përfunduar. Mandati im mbaronte në janar dhe po e prisja, jo domosdoshmërish me kënaqësi se nuk do të ishte korrekte, por po e prisja me qetësim përfundimin e këtij cikli dhe realisht mendoj se ia kam marrë të tëra KQZ-së”, tha zv. kryetari i KQZ-së.
I pyetur nga gazetarja Ilva Tare nëse e shikon veten pjesë e Parlamentit të ardhshëm, ai thotë se nuk preferon që të jetë i angazhuar në politikë dhe se do të mbetet jurist.
“Ka ardhur momenti për një hap tjetër në karrierën time. Nuk e shoh veten të angazhuar në politikë, por kurrë mos thuaj kurrë. Me sinqeritet nuk është në planet e mia dhe nuk do të doja. Do mbetem jurist”, tha z. Biba.
Ai tregon se kur i kanë propozuar që të bëhet pjesë e KQZ-së shumë miq i kanë këshilluar që të mos pranonte për shkak të sulmeve që mund t’i vinin, por në fund z. Biba thotë se nuk është penduar për këtë zgjedhje që ka bërë.
“Kur pranova të bëhesha anëtar i KQZ pati miq të mi që u mërzitën. Më këshilluan që të mos pranoj duke qenë se është një nga pozicionet më delikate, pasi diskutohet pushteti dhe të gjithë anëtarët ndër vite janë etiketuar, lënduar, përbaltur. Çdolloj vendimmarrje dëmton interesat e një pale.
Sa herë që e mendoj them se do ta kisha bërë dhe ribërë. Më ka pëlqyer puna në KQZ paçka se me këtë rast u kërkoj ndjesë familjarëve se nga ndonjëherë mund t’u kem krijuar dhe ndonjë shqetësim”, përfundoi intervistën e tij z. Biba në ‘Ilva Now’.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:29 Ndryshim në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, largohet si anëtare Marjana Koçekut, kush e zëvendëson
- 10:23 Kupa e Botës 2026, incidente në Hagë pas kualifikimit të Marokut ndaj Holandës
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar