Dënim deri në 20 vie burg, zbardhen 4 akuzat ndaj Trump për kryengritjen e 6 janarit
Donald Trump është akuzuar nga Departamenti amerikan i Drejtësisë për përpjekjet e tij për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 2020-s.
Katër akuzat përfshijnë “komplot për mashtrim të qeverisë së Shteteve të Bashkuara” dhe “pengim të dëshmitarëve”.
Bëhet fjalë për padinë e tretë të ngritur ndaj ish-presidentit, që kërkon një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Dosja e padisë përmban 45 faqe. Mes 4 akuzave kryesore është ajo për pengim të procesit zyrtar, që parashikon deri në 20 vjet burg.
Trump akuzohet se ka sulmuar kolonat e demokracisë në kuadër të një përpjekjeje të dështuar për të ruajtur pushtetin.
“Në këtë rast, zyra ime do të kërkojë një gjykim të shpejtë, në mënyrë që provat tona të testohen në gjykatë dhe të vlerësohen nga juria qytetare. Në të njëjtën kohë më duhet të theksoj se padia është vetëm një dyshim dhe se i pandehuri duhet të konsiderohet i pafajshëm derisa të provohet e kundërta përtej çdo dyshimi të arsyeshëm në një sallë gjyqi”, deklaroi hetues i posaçëm Jack Smith.
Trump është thirrur për t’u paraqitur në gjykatë të enjten në Uashington DC. Ai përballet edhe me çështjen tjetër për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara në Florida, atë për falsifikim të dokumenteve të bizneseve të tij dhe për pagesë të fshehtë për një aktore filmash për të rritur.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë