Dënimi me burg i Salianjit, PD letër zyrave e mediave në botë për dosjen “Babale”

28 Shtator 2024 | 19:24

Pas dënimit me burg të deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji nga Gjykata e Apelit me akuzën “kallëzim i rremë”, ky subjet ka nisur një dosje me pretendimet e tyre për çështjen “Babale” në zyrat kryesore dhe mediat botërore.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të deputetit Salianji, i cili ka bashakngjitur edhe një dokument me 15 pika ku shpjegohen denoncimet për dosjen “Babale”, të cilat nisën në vitin 2018 kur Ervin Salianji publikoi audio regjistrime të Agron Xhafaj, vëllait të ish-ministrit, Fatmir Xhafaj.

PD ka dërguar vendimin përfundimtar të Gjykatës italiane, ku ka dënuar vëllain e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafaj, me 7 vjet e 4 muaj burg për trafik ndërkombëtar droge.

Në dosje pasqyrohet fakti se pas denoncimeve ndaj Agron Xhafajt, vëllai i tij, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dha dorëheqjen nga detyra.

E në vazhdim të kësaj shpjegohet çfarë ndodhi me trasnkriptet telefonike, ku u testuan, çfarë prodhuan këto testime, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë ndaj Salianjit etj.

Në postimin e deputetit Ervin Salianji shkruhet:

“Nga sot Kongresi Amerikan, kancelaritë e huaja dhe mediat prestigjoze ndërkombëtare kanë të plotë dosjen e turpit për drejtësinë shqiptare! Drejtësia nuk duhet të jetë në duart e kamikazëve politik! Nuk duhet dhe nuk mund të lejojmë rikthimin e dënimeve politike! Piketat shpjeguese dhe dosja në anglisht dërguar përfaqësive të huaja.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026