Dënimi penal i Trump shtyhet deri pas zgjedhjeve të nëntorit

6 Shtator 2024 | 20:50

Dënimi ndaj Donald Trump në gjyqin e tij penal në Manhattan është shtyrë për pas zgjedhjeve të nëntorit.

Gjykatësi Juan Merchan e shtyu dënimin deri më 26 nëntor, duke përmendur “kornizën unike kohore në të cilën ndodhet aktualisht kjo çështje”.

Avokatët e Trump, kanë përdorur disa manovra ligjore për të vonuar dënimin, i cili ishte planifikuar për në 18 shtator.

Një juri e Nju Jorkut e dënoi Trumpin në maj për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit, hera e parë  kjo që një ish-president ose një ish-president dënohet për një krim.

Trump ka pohuar se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe e ka quajtur gjyqin një “turp”.

Në vendimin e tij, gjyqtari Merchan shkroi se çështja kërkon “një seancë dëgjimore që është tërësisht e fokusuar në verdiktin e jurisë”.

“Vendimi i tyre duhet të respektohet dhe të trajtohet në një mënyrë që nuk zbehet nga madhësia e zgjedhjeve të ardhshme presidenciale,” tha ai, duke vendosur dënimin saktësisht tre javë pas zgjedhjeve të 5 nëntorit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më çuan njerëz te shtëpia” Koçeku zbulon mesazhet dhe telefonatat pas vendimit për t’u larguar nga PS

Ish-deputetja e PS-së, Marjana Koçeku këtë të enjte në një intervistë ekskluzive me emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me...
21:05 | 09/07/2026

Qeveria miraton pagesa më të larta për orët shtesë dhe turnet e natës për zjarrfikësit

Qeveria miratoi në mbledhjen e sotme vendimin që përmirëson trajtimin financiar të efektivëve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin. Lajmi u bë i...
20:35 | 09/07/2026

Zanatet drejt zhdukjes, të rinjtë nuk preferojnë profesione të vjetra

Zhurma e çekanit mbi kudhër dëgjohet gjithnjë e më rrallë. Punishtet e kovaçëve, dikur ndër më të frekuentuarat në qytete e fshatra, sot po mbeten...
20:05 | 09/07/2026