Dënohen me 55 vite burg autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa

9 Qershor 2025 | 10:30

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë dhe ka dënuar me një total prej 55 vitesh burg dy autorët e vrasjes së biznesmenit Edmond Papa, ngjarje që ndodhi në dhjetor të vitit 2022 në zonën e Selitës, në Tiranë.

Andrew Bode u dënua me 30 vite burg për veprën penale “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “mbajtje pa leje e armëve”. Ai konsiderohet si ekzekutori i biznesmenit.

Ndërsa 30-vjeçari Alban Velo u dënua me 25 vite burg për të njëjtën vepër penale – “vrasje me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Të dy të pandehurit do ta vuajnë dënimin në një institucion të sigurisë së lartë, për shkak të rrezikshmërisë së tyre të lartë shoqërore.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 dhjetor 2022, në rrugën “Fadil Bodinaku” në zonën e Selitës. Edmond Papa u qëllua me nëntë plumba nga autorët, të cilët u larguan menjëherë nga vendi i ngjarjes. Viktima ndërroi jetë rrugës për në spital.

Edmond Papa ishte një emër i njohur për autoritetet, me precedent penal në Greqi për trafik droge, si dhe i skeduar më parë edhe në Britaninë e Madhe. Sipas hetimeve, motivi i vrasjes ka qenë hakmarrja, ndërsa zbardhja e plotë e ngjarjes u bë vetëm disa javë pas atentatit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026

Po lundronte në Gadishullin e Karaburunit, 17 vjeçari pritet nga helika e skafit dhe pëson lëndime të rënda (EMRI)

Një incident i rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë pasdite në Vlorë. Një person, i identifikuar si Santiago Çerçizi, është aksidentuar në det, ku sipas...
18:42 | 23/07/2026