Dënohet me vdekje reperi 32-vjeçar, mbështeti protestat për Mahsa Aminin
Reperi disident Toomaj Salehi është dënuar me vdekje për përfshirjen e tij në protestat e përhapura që përfshiu Iranin në vitin 2022.
“Është lëshuar urdhri për ekzekutimin e Toomaj Salehi-t”, tha avokati i Salehit, Amir Raesian.
Sipas Euronews Culture reperi është arrestuar, mbajtur në izolim dhe dyshohet se është torturuar pas arrestimit të tij.
Salehi, 32 vjeç, ka qenë kritik ndaj regjimit iranian dhe i hapur kundër qeverisë në tekste rep dhe në mediat sociale.
Ai ishte i përfshirë në protesta disajavore që përfshinë vendin pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila rezultoi në një shtypje brutale të protestave nga autoritetet iraniane. Amini vdiq në paraburgimin e policisë së moralit të vendit pasi u ndalua për veshjen e hixhabit të saj shumë të lirë.
Salehi është i njohur kryesisht për këngët e tij protestuese në lidhje me çështjet shoqërore të Iranit dhe politikat e qeverisë së Republikës Islamike të Iranit – këngë duke përfshirë “Mouse Hole”, “Turkmenchay” dhe “Pomegranate”.
LEXONI GJITHASHTU:
Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit
- 16:06 Deklarata e ministres serbe, PD kërkon shpalljen “non grata” të Snezhana Paunoviç dhe paditjen për nxitje të gjenocidit
- 16:05 Operacioni i fshehtë ‘Maçoku me çizme’ për Teheranin! Si do të përdoreshin kurdët për ndryshimin e regjimit
- 16:02 Nëntë të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza, mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar
- 16:01 Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti
- 15:54 Lamine Yamal kundër Mbappe, yjet e La Ligës gati për përballjen e Kupës së Botës
- 15:50 Britania e Madhe hedh poshtë idenë e Trump për vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit