Denoncimi i PD-së: Senatoriumi i Korçës po kthehet në spital COVID pa plotësuar standardet

23 Nëntor 2020 | 11:25

Partia Demokratike denoncoi të hënën situatën në Senatoriumin e Korçës, ku dhomat e pacientëve janë pjesërisht të pajisura me linja oksigjeni.

Sipas degës së PD-së në Korçë, vetëm gjysma e dhomave dhe dy dhoma të repartit infektiv “ku janë të hospitalizuar të sëmurë me COVID në gjendje të rëndë” janë të pajisura me linja oksigjeni

“Jo vetëm kaq! Edhe në ato dhoma ku janë instaluar linja oksigjeni,presioni i tij është aq i ulët,sa nuk funksionojnë aparaturat,” – thuhet në deklaratën e opozitës.

Në deklaratën e saj PD iu drejtua ministres Ogerta Manastirliu, duke i kërkuar sqarime se si është vendosur që Senatoriumi i Korçës të kthehet në Spital COVID ndërkohë që “nuk plotëson standardet minimale” dhe nuk ka as “infrastrukturën e domosdoshme për trajtimin e të sëmurëve”.

Aktualisht sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë, nga pandemia e COVID-19 janë mbi 16 mijë persona mbartës të virusit, prej së cilëve rreth 440 gjenden të shtruar në tre spitalet e Tiranës të përshtatura për trajtimin e tyre.

Plani i qeverisë është që me fluksin në rritje të hapet spitali i katërt në Tiranë dhe po kështu spitalet rajonale të përshtasin hapësirat e tyre për trajtime paralele të qytetarëve të zonës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026