Denoncimi i të vesë së komisarit: Po na diskriminojnë! S’po marrim atë që meritojmë
Bashkëshortja e ish-komisarit të Policisë Gani Malushi, të vrarë në vitin 2003, Esmaja, ishte e ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku foli në lidhje me inkriminimin e Policisë së Shtetit.
Teksa bëri fajtor policinë për vrasjen e bashkëshortit të saj dhe tradhtinë brenda strukturës, ajo bëri me dije se do të kërkojë rihapjen e çështjes.
Malushi solli në vëmendje dhe një problematikë që lidhet me marrjen e pensionit nga shteti për familjet e efektivëve të rënë në detyrë.
Ajo theksoi se familja e saj dhe shumë të tjera janë hequr nga lista e përfituesve për shkak të ndryshimeve të ligjit.
“Kam kërkuar nga Instituti i Përgjithshëm i Sigurimeve shoqërore, se pse nuk e vlerësojnë Drejtorinë e Përgjithsme të Policisë.
Aktualisht po të verifikohet sot, ky grup familjesh është i diskriminuar sot. Problemi qëndron këtu, sa familje trajtohen me dekret të Presidentit 758 të 96’ës dhe në vitin 2009 ka dalë ligji për rillogaritjen, që trjatohen sipas ligjit 10142. Sigurimet shoqërorei kanë ndarë në mes këto familje. Familja ime, jam e vetme dhe s’kam pasur fëmijë, është trajtuar me ligjin 758 dhe pas 8 viteve është hequr kjo e drejtë. Po kështu është vepruar dhe me familje të tjera që kanë një, dy ose tre fëmijë, pra është një diskriminim. Kush e lejon këtë të diskriminohen fëmijët e policëve të rënë në detyrë”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
“Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:50 Vrasja në Shkodër, flet i afërmi i viktimës: Konfliktin e dinë të gjithë, është ruajtur
- 22:29 Dy automjete përplasen në aksin Elbasan–Librazhd, një grua bllokohet në mjet
- 22:29 “Tirona o nona”, Rama ndan pamje nga koncerti “YE”: Shqipëri e bukur europiane
- 22:21 Skenë madhështore dhe pjesëmarrje masive, pamje nga koncerti i Kanye West në Tiranë
- 22:10 Politikani amerikan ndalohet nga pushtuesit izraelitë në Bregun Perëndimor
- 22:06 Të paktën gjashtë të vrarë gjatë sulmeve ruse në Ukrainë