Deputetët e Kosovës mblidhen sërish sot për seancën konstituive

4 Qershor 2025 | 08:14

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot në përpjekjen e radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Ky është tentimi i njëzet e gjashtë me radhë që prej 15 prillit kur ka nisur seanca konstituive.

Vendi është zhytur në një ngërç politik pasi që Kuvendi nuk po bëhet, rrjedhimisht as qeveri të re nuk mund të ketë, shkruan KosovaPress.

Tashmë për disa seanca me radhë deputetët po refuzojnë të formojnë një komision për mbikëqyrjen e votimit të fshehtë për kryetarin e Kuvendit. Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi I seancës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari, por është refuzuar nga partitë e tjera parlamentare.

Ideja për votim të fshehtë ka ardhur pasi kandidatja e partisë së parë të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lëvizjes Vetëvendosje – në koalicion me Guxo dhe Alternativa, Albulena Haxhiu, nuk po arrin t’i marrë 61 votat e nevojshme për kryeparlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po insiston në kandidaturën e Haxhiut, ndërkaq, partitë e tjera kanë deklaruar se nuk e mbështesin atë për kryetare të Kuvendit.

Thirrje për zhbllokim të ngërçit politik janë bërë brenda dhe jashtë Kosovës.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mbajtur një takim më 15 maj me përfaqësues të partive politike, por as aty nuk ka pasur pajtim rreth konstituimit të Kuvendit.

Vazhdimi i seancës konstituive sot, më 4 qershor, pritet të bëhet nga ora 11:00.

Kuvendi do të mund të konstituohet vetëm pasi të zgjedhet kryetari dhe pesë nënkryetarët.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026