‘Deputetët shpërndajnë leje legalizimi’, Celibashi-Çakajt: S’kemi konstatuar raste, janë të ndaluara

30 Dhjetor 2020 | 09:35

Gjatë mbledhjes së Komisionit Rregullator në KQZ, anëtari Muharem Çakaj ngriti shqetësimin e shpërndarjes së lejeve të legalizimeve nga deputetë të Partisë Socialiste.

“2 raste për një deputet që në datën 26 ka promovuar shpërndarjen e lejeve të legalizimeve”, u shpreh Cakaj.

Ndërkohë, kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi deklaroi se deri më tani ky komision nuk ka konstatuar asnjë rast të tillë.

Celibashi theksoi më tej se  titujt e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë të ndaluara të jepen nga deputetë, zyrtarë apo ministra 4 muaj përpara zgjedhjeve.

“Faqja është aktive, disa institucione kanë raportuar aktivitete, po vlerësohen rastet, deri tani nuk kemi konstatuar raste mbi të cilat komisionari do vendosë ndalimin e tyre. Është e qartë që titujt e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë të ndaluara 4 muaj përpara zgjedhjeve”, tha ai.

Lexoni gjithashtu:

Kostoja e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi: 37 milionë euro, bashkë me identifikimin dhe votimin elektronik

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026