Deputeti gjerman takime me Berishën dhe Tabakun në selinë e PD-së

10 Mars 2026 | 13:04

Deputeti gjerman i CDU-së, Peter Beyer, njëkohësisht drejtues i Grupit për Ballkanin Perëndimor në Bundestag, zhvilloi këtë të martë një vizitë në selinë e PD-së.

Ai u prit nga deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ndërsa zhvilloi edhe një takim me kryedemokratin Sali Berisha.

Deputeti i CDU-së, Peter Beyer, është gjithashtu raportuesi kryesor për Shqipërinë në Komitetin e Punëve të Jashtme të Bundestagut.

Më herët gjatë vizitës së tij në Tiranë, ai është takuar me ministrin Ferit Hoxha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij

Duke folur për protestat e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë, gazetarja Mirela Milori u shpreh se problematikat e ngritura në shesh po përpiqen të zbehen...
22:28 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026

“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë

Pas rreth dy orësh fjalimesh në ditën e 26-të të protestës, aktivistët dhe qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë kanë nisur marshimin nëpër kryeqytet, duke thirrur...
21:36 | 25/06/2026