Deputeti Gjoni flet për protestën: Policia sulmoi selinë e PD-së

21 Shkurt 2026 | 13:08

I ftuar në studion e Euronews me Alba Xhanin, deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, komentoi zhvillimet e protestës së 20 shkurtit. Ai kritikoi mënyrën se si u menaxhua situata nga autoritetet, duke e konsideruar këtë një sfidë për të drejtat kushtetuese të qytetarëve për të protestuar pa pengesa. Gjoni tha se selia e PD-së u sulmua nga policia gjatë protestës, duke theksuar se këto veprime përbëjnë krim dhe se policia duhet të jetë e depolitizuar dhe në shërbim të sigurisë së qytetarëve, jo e përdorur për të ushtruar presion mbi mbështetësit e opozitës.

“Rasti i djeshëm tregon qartë se të sulmosh selinë kryesore të një partie demokratike kur njerëzit janë të mbledhur brenda në seli, kjo është krim. Është krim për një arsye shumë të thjeshtë: nëpërmjet provokimit dhe sjelljes së forcave të policisë në këtë formë, forcat e policisë që duhet të jenë të depolitizuara dhe të jenë në mbrojtje të sigurisë dhe shërbimit në komunitet, rezulton që po agravon një situatë të konfliktit midis dy forcave të mëdha politike. Sepse në rast se sulmohet selia qëndrore e Partisë Demokratike, të njëjtën gjë mund të bëjnë edhe simpatizantët e Partisë Demokratike dhe të shkojnë ta sulmojnë. Për më tepër, sot policia e shtetit nuk është polici e depolitizuar; është mbushur me militantë partiakë, dhe rastet tregojnë se kjo situatë krijon selektivitet dhe tension të panevojshëm”, tha ai.

Gjoni tha se një sjellje e tillë nga policia rrit tensionin midis forcave politike dhe dëmton të drejtën kushtetuese të qytetarëve për të protestuar. Deputeti u shpreh se një pjesë e protestuesve, përfshirë minorenë dhe njerëz që nuk kishin lidhje direkte me ngjarjet, u shoqëruan në komisariate.

“Po sipas informacioneve që kemi, rreth ditën e djeshme kanë qenë rreth 43 të shoqëruar. Rezulton që një pjesë prej tyre janë liruar për mungesë prove, por edhe për shkak të mënyrës së shoqërimit, ku janë përfshirë edhe njerëz të rastësishëm që po kalonin rrugës. Biles dje në komisariatin tre kishin futur edhe një person që shpërndante pica. Është e papranueshme, por nga krahu tjetër ka shumë të shoqëruar minorenë. Protesta e kaluar kishte rreth shtatë- tetë persona të moshës 14-17 vjeç, dhe ditën e djeshme po ashtu. Unë shoh një selektivitet nga ana e policisë në lidhje me personat që shoqërohen; në përgjithësi janë target të zonave me shumicë demokratësh, në mënyrë që të ushtrojnë presion dhe të mos lejojnë daljen e tyre në protestat e ardhshme. Në rastin konkret në komisariatin tre isha prezent, dhe shoh që shumë persona janë në paraburgim pa prova. Imagjinoni personat që u shoqëruan nga Lezha, kryetari i PD-së të Krujës dhe njerëz që lëviznin ligjërisht në rrugë – të gjithë janë sjellë në komisariat pa shkak. Kjo tregon qartë se policia është e politizuar dhe nuk respekton kornizat ligjore”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, familja e 15-vjeçares kërkon falje: Vajza jonë ka nevojë për trajtim

Dhunimi i një 17-vjeçareje në Fier nga disa adoleshente ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik. Në lidhje me ngjarjen ka reaguar edhe familja...
16:36 | 07/07/2026

Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Qafë Plloçë-Pogradec, dyshimet e para

Një mjet i llojit Mercedez Benz C Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë-Pogradec para pak minutash. Mjeti ka qenë në ecje...
16:19 | 07/07/2026

Makina merr flakë në lëvizje, shoferja del në kohë dhe i shpëton lëndimeve

Një automjet është përfshirë nga flakët teksa ishte në lëvizje këtë të martë në Cërrik. Drejtuesja e mjetit ka arritur të dalë në kohë, duke...
15:55 | 07/07/2026