Deputeti i grupit të LVV i “uroi burgim të përjetshëm Hashim Thaçit”, reagon Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar lidhur me deklaratën e deputetit të partisë së tij, Fatos Geci, i cili “uroi burgim të përjetshëm për ish-presidentin Hashim Thaçi”.
Kreu i qeverisë, u shpreh se shefja e grupit parlamentar të LVV Albulena Haxhiu i ka tërhequr vëmendjen deputetit Geci (nga partia Guxo) për gjuhën dhe komentin, ndërsa theksoi se janë të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës
“Ju e dini qëndrimin tonë për Gjykatën Speciale e cila është një gjykatë jonormale, jo transparente. Ne jemi të bindur për drejtësinë e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, bartëse e së cilës ishte UÇK-ja dhe në pafajësinë e katër krerëve që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ju ishit dëshmitarë që kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, ia ndërpriti fjalën, ia tërhoqi vërejtjen deputetit Geci edhe për shkak të gjuhës edhe komentit që bëri”, tha Kurti.
Gjatë seancë së një nate më parë në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes Fatos Geci tha se fati i Hashim Thaçit do të jetë i njëjtë me atë të Naim Murselit, i cili dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt.
“Sot, dua të përshëndes vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm ndaj Naim Murseli. Dhe ju (duke iu drejtuar deputetëve të PDK-së) që shpresoni se lideri juaj suprem do të lirohet, do ta përcjellë i njëjti fat. Por, edhe nëse lirohet ai nuk ka kurrfarë kredibiliteti përball Albin Kurtit”, deklaroi Geci.
Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
“Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në
Këshilltari i Trumpit për çështje fetare viziton Manastirin e Deçanit
- 20:33 Kupa e Botës 2026, ankesa e Belgjikës për Balogun refuzohet si “e papranueshme”
- 20:28 Komisioni Evropian mbështet hapjen e një grupkapitulli të ri për Serbinë
- 20:06 Rutte: Aleatët e NATO-s në rrugën e duhur për t’u barazuar me SHBA-në në shpenzimet për mbrojtje
- 19:51 Sot dita e 37-të e protestës, qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë
- 19:43 Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
- 19:38 Serbia, përkrah Rusisë, Kinës dhe Bjellorusisë në varrimin e Khameneit