“Deputeti i Melonit i doli kundër Kosovës”, Nurellari: Votimi në KiE sukses

17 Prill 2024 | 22:38

Gazetari Arbër Hitaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se diplomacia e Shqipërisë dhe Kosovës ka dështuar në lobimin për fushatën e anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Këtë e dëshmon fakti sipas tij, që në votimin e një dite më parë pati vota kundër dhe abstenuese nga vende që e njohin Kosovën si shtet siç është Italia apo Hungaria.

“Nuk kemi diplomaci të mirë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, ku nuk ka njohje të reja prej vitesh. Ka rrezik të ketë përsëritje të kësaj situate nëse diplomacia shqiptare nuk futet në lojë, se nuk e dimë votimin e Spanjës, që nuk e njeh Kosovën apo atë të Francës”, tha ai.

Ndërkohë, sipas politologut Adri Nurellari, votimi i djeshëm me 131 vota pro nga 171 vota është një sukses i madh, dhe ko falë edhe diplomacisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. Kjo, tha Nurellari pasi deputetët që kanë votuar janë të partive nga më të ndryshmet dhe shumë të pavarur në votën e tyre.

“Nga 171 kanë votuar pro 131, që është një numër shumë i madh dhe kjo për faktin se këta janë deputetë të partive të ndryshme nga më të larmishmet, që mund të jenë parti të ekstremeve apo të opozitës, që vetëm nëse marrin një udhëzim nga ministria mund të reagojnë ekstra kundër. Është arritur diçka shumë e madhe, pasi ata deputetë janë shumë të pavarur. Janë marrë shumë vota pro nga vende që nuk e njohin Kosovën”, tha Nurellari.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026

“Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)

Një “ndëshkues” misterioz, i njohur si “Batmani i Lagos de Morenos”, ka shkaktuar trazira në Meksikë, pasi dyshohet se identifikon persona që i konsideron të...
22:08 | 29/06/2026

Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka deklaruar se nuk ka mbajtur asnjëherë një qëndrim antiamerikan, duke theksuar se beson në një Perëndim të bashkuar. Në një...
21:53 | 29/06/2026