Deputeti i Partisë Demokratike tregon pse u mor në pyetje nga SPAK-u

21 Shtator 2022 | 13:09

Deputeti i Partisë Demokratike, Zef Hila ka reaguar pasi u mor në pyetje nga Struktura e Posaçme (SPAK), këtë të mërkurë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Hila shpehet se sot u paraqit pranë SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit, për një çështje që është në proces.

Ai theksoi se nuk mund të japë detaje, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret.

Sot u paraqita pranë SPAK-ut në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit. Kjo, lidhur me një çështje që është në proces. Nuk mund të jap detaje për sa shpjegova në respekt te ligjit, pasi hetimi i çështjes është në proces nga organi procedues dhe konsiderohet sekret. Unë si deputet i Partisë Demokratike do të vazhdoj misionin tim ne mbështetje dhe mbrojtje të interesave të qytetareve”, shkruan Hila në Facebook.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026