Deputeti i PD-së: Mjeku Alimehmeti do ishte kandidat i duhur për Bashkinë e Tiranës
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja thotë se mjeku Ilir Alimehmeti, do të ishte kandidati i duhur për këtë forcë politike, në garën për Bashkinë e Tiranës, pasi në kampin blu po përflitet emri i tij.
Në një intervistë për Euronews Albania, Gështenja u shpreh se Alimehmeti mund të marrë vota nga elektorati gri.
Por, sipas tij, nëse Alimehmeti do të garonte në primaret e PD-së, nuk do të kishte sukses, pasi në bazë prevalojnë figurat politike.
“Duke dalë një figurë politike për zgjedhjet vendore, nuk është e lehtë të konkurrohet nga një intelektual, sado i mirë dhe i pëlqyer të jetë në opinionin publik. Është normale që një njeri, i cili është politik, që punon me strukturat, i ka lidhjet më të mëdha me strukturat dhe do të bëjë më shumë vota. Në këtë mënyrë, zbehet garimi apo kandidimi i njerëzve të ndershëm. Më lejoni të kujtoj një emër, të cilin rastësisht e kam dëgjuar në disa biseda për Tiranën, personalisht nuk e njoh, doktor Ilir Alimehmeti.
Një figurë, e cila do ishte fantastike për garën e Tiranës. Jo se nuk ka figura politike, por nëse do duam të marrim vota nga pjesa gri, mund të jetë një figurë shumë e mirë. Nëse zoti Alimehmeti, do të futet në garë në primaret, jam i sigurt që do të sfumohet, sepse prevalon figura politike që ka lidhje me strukturat”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta