Deputeti i PD shkon me xhaketën me dollarë në parlament, ironizon hapjen e basteve
Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula ka zgjedhur të paraqitet ndryshe këtë herë në seancë plenare që pritet të zhvillohet këtë të enjte në Parlament. Sipas kostumit të deputetit sula kishte vënë foto të cilat të sjellin në vëmendje lojërat e fatit.
Sipas tij ai e ka zgjedhur këtë veshje për të risjellë në vëmendje që qeveria “paratë do i pastrojë me anë të lotove dhe basteve”.
“Kam zgjedhur këtë veshje sepse para 10 vitesh kryeministri dha deklaratën e fortë që do i japë fund marrëzisë, por sot ka filluar dita e çmendurisë për mazhorancën.
Pra përfunduan pastrimin e parave në kullat e ndërtuara dhe sigurisht krimi i organizuar, trafiqet e kokainës dhe heroinës që të investoheshin në ndërtim, pastrimin e parave tashmë do e bëjnë në sektorin e llotove e të bixhozit, kështu do justifikojnë paratë politikanët. Kjo është e tmerrshme”,-tha deputeti.
LEXONI GJITHASHTU:
- Përplasje para Parlamentit, Flamur Noka i hedh miell gardistëve
- Presidenti Begaj takim me ministrin Hasani, zbardhen temat e diskutuara
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:37 U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet
- 13:26 Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit
- 13:24 Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë