Deputeti i zgjedhur i PS-së në Dibër, kallëzon në SPAK Xhelal Mziun
Deputeti i zgjedhur i PS-së në Dibër, Agron Malaj ka paditur në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion deputetin e Partisë Demokratike Xhelal Mziu për veprën penale “Shpifje” e kryer botërisht.
Një padi e tillë erdhi pas një deklarate të bërë nga Xhelal Mziu një ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në Maqellarë më 10 maj u shënua një incident, ku simpatizantët e Partisë Demokratike ndaluan një automjet duke pretenduar se personat që ishin në të, po shpërndanin para me qëllim blerjen e votave në favor të Partisë Socialiste.
Pas këtij incidenti, drejtuesi politik i qarkut Dibër i PD Xhelal Mziu, akuzoi kandidatin e PS Agron Malaj, duke thënë se automjeti që po shpërndante para ishte i tij.
Deklarata solli edhe reagimin e Malajt i cili mohoi diçka të tillë dhe akuzën e Xhelal Mziut, e cilësoi shpifje.
Çështja është regjistruar në gjykatë, teksa këtë të hënë nga shorti elektronik është caktuar gjyqtarja Irena Gjoka për të shqyrtuar çështjen.
Ndërkaq, kjo e fundit pritet të caktojë një datë për zhvillimin e seancës.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:44 Shqipëria, ndër më të prekurat në Europë nga rënia e lindjeve dhe popullsisë
- 18:21 Shqipëria priti 12% më shumë vizitorë në maj, rajoni verior shënoi rritje të lartë
- 18:13 35.4 mld lekë nga eksportet në qershor, rritje 13% nga shitja e karburanteve
- 18:05 Macron kundër sondazheve që nxjerrin fituese Le Pen në 2027: Mos parashikoni më të keqen për francezët
- 17:57 Hungaria nis hetimet ndaj ish-ministrit të jashtëm për lidhje të dyshuara me Rusinë
- 17:54 Gjuriç në Uashington, nis procesi i Dialogut Strategjik mes SHBA-së dhe Serbisë