Deputeti mbështetës i Bashës merr pjesë në protestën e thirrur nga Berisha

7 Korrik 2022 | 18:17

Deputeti demorkat i qarkut të Korçës, Bledion Nallbati i cili nuk e ka mbështetur Sali Berishën, i është bashkuar protestës së sotme.

Nga selia e Partisë Demokratike, Nallbati u shpreh për Euronews Albania se nuk bën pjesë te qytetarët të cilët reagojnë ndaj keqqeverisjes.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë të bashkuar për të rrëzuar qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

“Unë nuk bëj pjesë te ata që thonë çmë duhet mua dhe unë besoj se asnjë shqiptar sot nuk duhet të thotë çmë duhet mua. Shqipëria nështë në një situatë ku të gjithë duhet të protestojnë. Kundër regjimit të Edi Ramës të gjithë duhet të jenë të bashkuar”, theksoi ai.

Sot në orën 19:00 do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” protesta e opozitës e thirrur nga Sali Berisha. Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar 2 orë leje në policinë e Tiranës.

Mbi 1000 efektivë të policisë do të jenë të angazhuar në terren mes të cilëve forca të rendit, të Ndërhyrjes së Shpejtë, repartit Shqiponja dhe punonjës të Gardës.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” foli në lidhje me reformën territoriale, ndërsa deklaroi se kryeministri Edi Rama...
22:23 | 23/07/2026

Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, deklaroi se mbështet protestat dhe protestuesit, duke i cilësuar ata si “rininë e...
22:08 | 23/07/2026

Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet duke përgatitur fjalimin që do të mbajë të premten në mbledhjen e grupit...
21:52 | 23/07/2026