Deputeti më i ri i Ukrainës: Nëse i mbijetuam Stalinit, mundemi dhe me Putin
Sviatoslav Yurash, anëtari më i ri i parlamentit të Ukrainës, i tha CNN të martën se ai dhe ukrainas të tjerë ishin të vendosur të vazhdonin të luftonin sulmin rus në kryeqytetin Kiev.
“Stërgjyshi im i mbijetoi Stalinit, kështu që unë mendoj se ne mund t’i mbijetojmë çdo gjëje”, tha ai, duke folur nga Kievi.
Deputeti përshkroi jetën e tij në këtë periudhë lufte.
Paratë, për shembull, nuk kanë më ndonjë vlerë reale gjatë kohës së luftës , që do të thotë se njerëzit po shkëmbejnë mallra në vend të kësaj, sipas tij. Lagjja e Yurash është e qetë dhe bosh, ndërsa stacionet e rekrutimit ushtarak janë plot.
Furnizimet e ushqimeve dhe municioneve po mbarojnë. Kështu që ai dhe ekipi i tij e kalojnë kohën e tyre duke organizuar furnizime, duke shpërndarë ushqime, duke siguruar armatim dhe ilaçe dhe “duke u përpjekur të jenë të dobishëm në mbrojtjen e kryeqytetit”.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:49 Zjarret në Francë, kafshët e egra po paguajnë çmimin më të rëndë
- 18:46 Esmeralda Kazia, shqiptarja e parë që shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026”
- 18:27 30 ditë i bllokuar në det, shpëtohet në brigjet e Hawaii-t 39-vjeçari nga Kalifornia
- 18:08 Pompei rindërton tavanin antik me afreske të mitologjisë greke
- 18:07 Pirlo largohet nga posti i lartë i futbollit italian pas kritikave për lidhjet me firmën ruse të basteve
- 17:55 Arbitri i finales së Kupës së Botës tërhiqet nga futbolli pas kritikave për ndeshjen Argjentinë-Spanjë