Deputetja demokrate: Grupimi Alibeaj mban qëndrim kundër linjës së Berishës
Deputetja e Partisë Demokratike, Sorina Koti tha në një intervistë për Euronews Albania se grupimi i Enkelejd Alibeajt mban një qëndrim kundër linjës së Sali Berishës.
“Ka pasur dhe çështje të tjera kur deputetët e Partisë Demokratike bëhen bashkë pavarësisht pozicionimit,” – u shpreh ajo.
Koti shtoi se pavarësisht se për denoncimin e aferave të kryeministrit Edi Rama të gjithë bien dakord, kjo nuk ka mjaftuar.
“Në dijeninë time pothuajse të gjithë deputetët e Partisë Demokratike i kanë denoncuar aferat e kryeministrit, por për shkaqet tona të brendshme, kemi një pjesë të kolegëve që janë përjashtuar dhe kryetari i grupit parlamentar nuk pranon që deputetët e Partisë Demokratike të rikthehen përsëri në grupim, kështu që është pjesë e grupimit që nuk pranon bashkimin e të gjithë deputetëve nën logon e Partisë Demokratike,” – tha Koti.
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh