Deputetja e PS-së Klotilda Ferhati: Amendamentet e Kodit Zgjedhor i dikton ndryshimi i Kushtetutës
Deputetja e Partisë Socialiste Klotilda Ferhati komentoi në “Ilva Now” zhvillimet e fundit për sa i përket reformës zgjedhore.
E pyetur nga gazetarja Ilva Tare se çfarë qëndrimi do të mbajnë socialistët rreth kërkesës së opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik për t’i kërkuar opinion OSBE/ODIHR-it rreth amendamenteve të propozuara, Ferhati iu shmang përgjigjes direkte duke këmbëngulur se amendamentet e tjera të Kodit Zgjedhor kërkohen nga ndryshimet kushtetuese.
“Jemi para një fakti që duhet ta kuptojnë të gjithë, Kushtetuta e Shqipërisë ka parashikime të reja, jemi para zgjedhjeve dhe kemi detyrimin për të bërë kodin zgjedhor,” – tha Ferhati e cila pretendoi se ndryshimet u bënë me konsultime gjithëpërfshirëse dhe ka ende kohë për ta mbyllur reformën.
“Ne kemi paraqitur një draft, opozita parlamentare ka paraqitur kundër-argumente dhe kemi kohë deri më 30 shtator të paraqesim amendime, edhe opozitës jashtëparlamentare i është kërkuar të paraqesin kundër-propozime, kohë do të thotë të punosh,” – shtoi Ferhati e cila theksoi se shumica socialiste ka kërkuar prej viteve të shkuara për të kryer reformën zgjedhore, por opozita bojkotoi dhe më pas dogji mandatet.
“Nuk mundet askush të përdorë artifica të llojit të marrim një mendim këtu dhe një atje kur nuk kanë sjellë asnjë propozim, kur nuk ka një draft midis palëve mbi të cilin për çështje që nuk biem dakord të marrim mendim, sepse nuk kemi kohë dhe mua më duket si një bllokim,” – tha deputetja e PS-së.
Deputetja socialiste u shpreh se shumica do ta presë opozitën deri sa ta lejojnë procedurat parlamentare, duke nënkutpuar se opozita jashtëparlamentare mund të sjellë propozime për amendamente edhe në Komisionin e Ligjeve.
Gjatë intervistës në Ilva Now, deputetja Ferhati këmbënguli se sistemi zgjedhor në thelb nuk ka ndryshuar pasi “mbetet rajonal proporcional siç ishte më parë”, po kërkohet të ndryshohet vetëm çështja e listave të kandidatëve.
Ajo theksoi se askush nuk mund ta ndalojë një institucion kushtetuese të kryejë punën e tyre.
E pyetur për pragun zgjedhor, propozuar për t’u vendosur si prag kombëtar 3 për qind, Ferhati tha se shumica socialiste është e hapur për ta diskutuar.
Lexoni gjithashtu:
Deputetja Klotilda Ferhati: Listat dhe koalicionet nuk kanë qenë pjesë e “5 qershorit”
Paketa anti-shpifje, deputetja Ferhati: Tërheqja s’është opsion, do të bëhet sipas rekomandimeve
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht