Der Leyen bisedon me Erdogan, premton mbështetje shtesë për Turqinë
Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka premtuar se do të forcojë ndihmën për Turqinë, ndërsa vendi po përballet me pasojat e tërmetit shkatërrues të së hënës së kaluar.
Në një telefonatë të djelën, Von der Leyen i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se: Komisioni do të mobilizojë mbështetje shtesë dhe do t’i përgjigjet kërkesës së fundit të Turqisë për më shumë kapacitet strehimi në veçanti tenda, batanije, ngrohës”.
Von der Leyen përcolli ngushëllimet e saj më të thella dhe ato të Bashkimit Evropian për humbjen katastrofike të jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti i fundit.
BE shpreson të mbledhë fonde shtesë për Turqinë dhe Sirinë gjatë një konference donatorësh që do të mbahet në Bruksel në mars.
Një total prej 21 shtetesh anëtare të BE-së dhe tre shtete pjesëmarrëse kanë ofruar deri më tani 38 ekipe reagimi të përbërë nga 1,651 persona dhe 106 qenë kërkimi dhe shpëtimi, sipas leximit.
LEXONI GJITHASHTU:
Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin