Derbi i 169-të i kryeqytetit, rrëfehen të dy trajnerët, Shehi: Dua fitoren
Partizani dhe Tirana përballen në ‘Air Albania’ në derbin numër 169 të kryeqytetit në Superligën Shqiptare. Të dyja skuadrat kanë zhvilluar përgatitjet e fundit, ndërsa të hënën në orën 19, fjala do t’i takojë qilimit të blertë.
Tek Tirana derbi vlerësohet maksimalisht si ndeshja më e veçantë e kalendarit sezonal.
“Derbi vlen pikë, vlen moral, vlen prestigj. I ka të gjitha brenda. Dhe derbi duke pasur këto që sapo thash, renditja bie poshtë. Objektivat afatgjate bien poshtë. Duke pasur gjithë këto elemente që ka derbi brenda, duhet ta fitojmë duke pasur parasysh vetëm atë”- tha Orges Shehi
Në kampin e kuq situata është e tensionuar, ku ditë më parë qarkulluan lajmet për largimin e trajnerit Colella, ndërkohë italiani kërkon makismumin nga të tijët.
“Ndeshja është e rëndësishme përtej asaj si jemi ne. Derbi është gjithmonë i rëndësishëm, unë jam i fundit që kam ardhur, por sipas meje është i rëndësishëm, në mënyrë të ekzagjeruar aq sa të bëjë më pak të rëndësishme ndeshjet më para. Pastaj ne kemi vështirësitë tona, do të mundohemi të bëjmë ndeshjen më të mirë të mundshme”- theksoi Colella
Sa i përket vendimit që ndeshja të luhet në ‘Air Albania’ e jo në Kompleksin PArtizani, teknikët deklarojnë.
“Partizani është pritës dhe çdo vendim i takon pritësve. Por duke pasur parasysh se çfarë komoditeti të jep “Air Albania”, është një avantazh që ndeshja të bëhej atje. Jo vetëm derbi, por edhe ndeshjet me rëndësi mendoj se duhet të bëhen atje. Është një ndeshje për t’u shijuar sa i përket njerëzve që vijnë në stadium. Në ndeshje të tilla duhet në një impiant modern”- shtoi Shehi.
“Derbi është gjithmonë një spektakël. Ndaj si spektakël, më mirë të ketë sa më shumë spektatorë. Kjo nuk do të thotë që nëse presidenti do të kishte vendosur të luante këtu, do të kishe arsyet e tij se ky është stadiumi ynë”- nënvizoi Colella.
Derbi Partizani-Tirana është kryendeshja e javës së 24 në Superligën Shqiptare, ndërsa raportohet për më tepër se 6 mijë bileta të shitura. Interesi i lartë nga tifozëritë përkatëse ka bërë që një numër i lartë efektivësh policie të jenë në terren, ndërkohë që është ndaluar shitja e pijeve alkoolike brenda impiantit.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA konfiskon mbi 300 dronë gjatë Kupës së Botës, shkelën hapësirën ajrore të kufizuar
Cristiano Ronaldo vendos një tjetër rekord historik në Kupën e Botës
Gazetari i përmendi Messin, momenti kur Ronaldo injoron gazetarin: Një pyetje tjetër (VIDEO)
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve