Spahiu analizon gjyqin e vulës në PD: Do të zgjasë nga 5 deri në 7 vjet
Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se gjyqi për vulën e PD pritet të zvarritet edhe për shumë gjatë, nga 5 deri në 7 vjet.
Sipas Spahiu, gjykata nuk do ta zgjidhë këtë çështje më vendim të formës së prerë të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2025.
“Basha s’ka dhënë dorëheqje ligjore dhe juridike, po flas mbi dokumentin ligjor të gjykatës. Konflikti ka arritur në këto përmasa se bëhet fjalë për ndarjen e pasurisë. Deri në 2025 do vazhdojnë sherrin e shtëpisë dhe miliona eurove që merr PD nga taksapaguesit. Qeveria do i lërë në këtë amulli, ata e dinë që Berisha është i lidhur shpirtërisht me atë logo, ndaj nuk krijon parti të re. Duke e mbajtur zvarrë procesin gjyqësor, këta do bien në grepin e Ramës, por nuk do marrin asgjë deri në 2025. Parashikoj një proces gjyqësore që do vazhdoj shumë gjatë”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreshnik Spahiu: Basha kthehet dhe merr PD, për 2 javë shkon në SHBA
Del dokumenti me firmë dhe vulë, kush është kryetari i PD-së
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 17:03 Euronews Albania zbardh propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, ja sa bashki do të ketë
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë