Derbi Partizani-Tirana, tekniku: Nuk jemi ku duhet

18 Tetor 2023 | 16:15

I planifikuar për tu luajtur në javë ne 6 të Superligës Shqiptare, por derbi Partizani-Tirana luhet pasditen e 19 tetorit. Dy skuadrat të cilat vijnë pak a shumë në të njëjtat kushte në këtë sfidë i kanë dhënë fund edhe përgatitjeve, me bardheblutë të cilët do të drejtohen nga Julian Ahmataj.

Në konferencën për shtyp, ky i fundit ka pohuar se skuadra nuk është atje ku duhet.

 “Mendoj se nuk jemi atje ku duhet, por duhet të bëjmë maksimumin për të arritur aty ku pretendojmë,” – tha ai.

Më tej, tekniku shpreson që lojtarët t’i përshtaten plotësisht lojës.

“Na duhet forma e mirë e organizuar e skuadrës. Jo vetëm forma individuale e çdo lojtari, por forma totale e skuadrës. të jetë koordinimi i duhur për të përballuar një ndeshje futbolli dhe për të bërë më të mirën në fushë,” – u shpreh trajneri.

I pranishëm në konferencën për shtyp ishte dhe futbollisti Kristal Abazaj, i cili premton gol në derbi.

 “Koha për të shënuar në derbi? Po besoj se ka ardhur momenti, pasi kam kaluar një ngërç edhe psikologjik le të themi, sepse janë diku te 7-8 ndeshje për të shënuar gol. Por për këtë gjë nuk jam aspak nën presion dhe shpresoj që nesër të shënoj,” – tha ai.

Tirana ka arritur të grumbullojë 13 pikë në 7 javë kampionat, ndërsa në anën tjetër Partizani ka një ndeshje më pak të luajtur, e renditet në vendin e pestë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026