Dërgonte burra në shtëpinë e ish të dashurës, arrestohet shqiptari në Itali

18 Tetor 2023 | 09:39

Një shqiptar 38-vjeçar është arrestuar nga policia italiane gjatë një kontrolli rutinë. Ai akuzohet për përndjekje ndaj një gruaje me të cilën kishte pasur një lidhje të shkurtër romantike.

Sipas akuzave, 38-vjeçari pasi ka shkëputur lidhjen, ka frikësuar ish-in e tij duke e kërcënuar madje se do ta qëllonte në kokë.

Jo vetëm kaq, pasi krijoi një profil social me emrin e një gruaje, ai u shtir si prostitutë duke dërguar burra në shtëpinë e ish-të dashurës së tij, të cilët kërkonin shërbime seksuale sipas marrëveshjes online.

Në vetëm një mbrëmje i dyshuari kishte telefonuar mbi 100 herë në celularin e gruas, e cila nga frika e kërcënimeve të vazhdueshme, e kishte denoncuar në polici.

Prandaj, hetimet nëpërmjet internetit lejuan policinë të gjurmonte dhe të bllokonte profilin e rremë të krijuar për të joshur burrat dhe për t’i dërguar ata në shtëpinë e ish-të dashurës.

Tashmë 38-vjeçari ndodhet në burg në dispozicion të organeve të drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026