“Dëshmia” e papagallit i dërgoi vrasësit në burgim të përjetshëm
Dy burra në Indi u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasje, kryesisht falë “dëshmisë” së një papagalli që ndodhej në shtëpi në momentin e krimit.
Asha Sharma dhe Ronnie Massey u dënuan me burgim të përjetshëm, plus një gjobë prej 72.000 rupi (874 dollarë), pasi Asha pranoi se kishte vrarë tezen e tij Neelam Sharma, me ndihmën e mikut të tij, raporton India Today.
Në shkurt të vitit 2014, të dy hynë në shtëpinë e viktimës, ndërsa bashkëshorti i saj Vijay dhe fëmijët ishin larg, e goditën me thikë 14 herë, madje e therën nëntë herë qenin e saj.
Arsyeja kryesore e krimit ishte grabitja, pasi Asha e dinte se ku ndodheshin paratë dhe bizhuteritë në shtëpi, sepse shpesh rrinte aty.
Pas vrasjes, policia nuk gjeti gjurmë, por një papagall i ndihmoi. Menjëherë pas vrasjes, zogu pushoi së ngrëni, piri dhe së foluri, duke bërë që bashkëshorti i viktimës Vijay të mendonte se papagalli mund të kishte qenë dëshmitar i krimit.
Më pas Vijay filloi të thërriste emrat e personave që dyshonte se mund ta kishin kryenin vrasjen para tij, dhe papagalli reagoi ashpër ndaj emrit të Ashu dhe filloi të bërtiste “Ashu-Ashu”.
Vijay Sharma më pas i kërkoi policisë të merrte në pyetje Ashu, i cili përfundimisht pranoi se ai, së bashku me Massey, kishin vrarë Neelam.
Gjatë gjykimit u përmend edhe papagalli, por ajo “dëshmi” nuk u pranua ende si provë për gjykatën, për shkak të kufizimeve ligjore. Papagalli nuk jetoi për të parë gjykimin, sepse ai ngordhi gjysmë viti pas Neelam.
LEXONI GJITHASHTU:
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
Rumania në alarm, F-16 rrëzon dronin e tretë brenda tre ditësh në hapësirën e saj ajrore
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta